Rreth thirrjeve me internet
Mund të kryeni dhe të merrni thirrje me anë të internetit (shërbim nga rrjeti). Shërbimet
e thirrjeve me internet mund të mbështesin thirrje midis kompjuterave, midis pajisjeve
celulare dhe midis një pajisjeje VoIP dhe një telefoni tradicional.
Disa ofrues të shërbimit të thirrjeve me internet lejojnë thirrje me internet falas. Për
disponueshmërinë dhe kostot e lidhjes, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të
thirrjeve me internet.
Përdorimi i VoIP-së ose i shërbimeve të tjera mund të jetë i kufizuar në disa vende. Për
më shumë informacione, kontaktoni shitësin e pajisjes suaj, ofruesin e shërbimit ose
autoritetet lokale.
Për të kryer ose për të marrë një thirrje me internet, duhet të jeni në zonën e shërbimit
të një WLAN-i dhe të jeni futur në një shërbim thirrjesh me internet.