
Lidhja e altoparlantëve te pajisja juaj
Dëgjoni muzikë në pajisjen tuaj përmes altoparlantëve të përshtatshëm (disponohet
veçmas).
Bëjeni bibliotekën e muzikës tuaj portative dhe dëgjoni këngët tuaja të preferuara pa
kabllo. Me teknologjinë me valë Bluetooth mund të transmetorni muzikë nga pajisja
kur ruhet deri në pajisjen ku luhet.
Mos lidhni produkte që krijojnë një sinjal të jashtëm, sepse ai mund ta dëmtojë pajisjen.
Mos lidhni asnjë burim tensioni me lidhësin AV Nokia. Nëse në lidhësin AV Nokia, lidhni
pajisje të jashtme ose kufje, përveç atyre të miratuara nga Nokia për përdorim me këtë
pajisje, kini kujdes të veçantë për nivelet e zërit.
Lidhja e altoparlantëve me tela
Lidhni altoparlantët te lidhësi AV 3,5 mm në pajisjen tuaj.
Lidhja e altoparlantëve me Bluetooth
1 Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
dhe
Aktiv
.
2 Ndizni altoparlantët.
48 Muzika dhe audio

3 Për të çiftuar pajisjen dhe altoparlantët, zgjidhni
Lidh paj. shtesë aud.
.
4 Zgjidhni altoparlantët.
5 Mund t'ju nevojitet të futni një kod hyrjeje. Për detaje, shikoni udhëzuesin e
përdoruesit të altoparlantëve.