
Përditësimi i softuerit të pajisjes duke përdorur pajisjen tuaj
Doni të përmirësoni performancën e pajisjes tuaj dhe të merrni përditësimet e
aplikimeve dhe veçoritë e tjera të shkëlqyera? Përditësojeni softuerin rregullisht për të
përfituar sa më shumë nga pajisja juaj. Ju mund ta konfiguroni pajisjen tuaj që të
kontrollojë automatikisht për përditësimet.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të
kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimit ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Sigurohuni që bateria e pajisjes të ketë fuqi të mjaftueshme ose lidhni ngarkuesin, para
se të filloni përditësimin.
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
.
1 Zgjidhni
Telefon
>
Përditës. e telef.
.
18 Menaxhimi i pajisjes

2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim është
i disponueshëm, zgjidhni
Det. akt. të softit
.
3 Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të softuerit, zgjidhni
Shkark. soft.
tel.
. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni
Inst. prd. e softit
.
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni
Prd. auto i softit
dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime të
reja softueri.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të dërgojë përditësime të softuerit të pajisjes nëpërmjet
valëve direkt në pajisjen tuaj. Për më shumë informacion mbi këtë shërbim të rrjetit,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.