
Kablloja e të dhënave USB
Kopjimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër ndërmjet pajisjes tuaj dhe një
kompjuteri
Ju mund të përdorni një kabllo të dhënash USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe
përmbajtje të tjera ndërmjet pajisjes suaj dhe një kompjuteri të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabllo USB të pajtueshme për të lidhur pajisjen tuaj me një kompjuter.
2 Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Nokia Ovi Suite — Përdorni këtë regjim nëse kompjuteri juaj ka të instaluar Nokia
Ovi Suite.
Transf. media — Përdorni këtë regjim nëse kompjuteri juaj nuk e ka Nokia Ovi
Suite të instaluar. Nëse doni ta lidhni pajisjen tuaj me një sistem argëtimi në shtëpi
ose me një printer, përdorni këtë regjim.
Ruajt. të dhënash — Përdorni këtë regjim nëse kompjuteri juaj nuk e ka Nokia
Ovi Suite të instaluar. Pajisja shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj. Nëse
doni të lidhni pajisjen tuaj te pajisje të tjera, si stereo shtëpiak ose makine, përdorni
këtë regjim.
3 Përdorni menaxherin e skedarëve të kompjuterit për të kopjuar përmbajtjen.