Nokia X3 02 - Kujdesuni për pajisjen tuaj

background image

Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të

mbroni të drejtën e garancisë.

Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që

gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të thahet.

Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta.

Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.

Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.

Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen.

Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.

Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një funksionim optimal.

Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose fushave magnetike.

Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të veçanta, si pajisjen, kartën

e kujtesës ose kompjuterin, ose shkruani informacione të rëndësishme.

Gjatë funksionimit të zgjatur, pajisja mund të nxehet. Në shumicën e rasteve kjo gjendje është normale. Nëse dyshoni se pajisja

nuk punon siç duhet, dërgojeni te pika më e afërt e autorizuar e shërbimit.

58 Informacioni për produktin dhe sigurinë