Ngarkimi i baterisë
Bateria është ngarkuar pjesërisht në fabrikë, por ju mund t'ju duhet ta ringarkoni atë
para se ta ndizni pajisjen për herë të parë.
Nëse pajisja tregon se bateria është e ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3 Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plotësisht, shkëputeni ngarkuesin
nga pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta
përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Gjatë ngarkimit, pajisja mund të ngrohet.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet
në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.
Ngarkimi i pajisjes ndërkohë që dëgjoni radion, mund të ndikojë në cilësinë e marrjes.